Ancelotti: Ishte një ndeshje e vështirë, por Reali nuk dorëzohet kurrë

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 09:12
Ancelotti: Ishte një ndeshje e vështirë, por Reali nuk dorëzohet kurrë

Carlo Ancelotti e ka komentuar ndeshjen e çmendur që u zhvillua mbrëmë ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat. Në fund fitues doli kampioni aktual i Evropës, por që ishin madrilenët ata që festuan falë fitores 3:1 në udhëtim, derisa në shtëpi humbën, 2:3. Trajneri italian ndihet krenar me ekipin e tij, i cili nuk u dorëzua kurrë dhe në fund e preu një biletë për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “E dinim se do të ishte e vështirë, por jo aq shumë sa doli të ishte.

Kemi shkuar në 0:2 pa meritë, pasi mendoj se në pjesën e parë kemi luajtur mirë, duke mos rrezikuar shumë. Në një moment u gjendëm në 0:2 dhe më pas kualifikimi ishte në dyshim. Ishte sakrificë nga ana e të gjithëve. Shpirti i Realit është ky: nuk dorëzohemi kurrë dhe për këtë e morëm këtë shpërblim të madh, që është gjysmëfinalja’, ka thënë Ancelotti për “Infinity”. Kjo ishte një ndeshje e vendosur nga ndërrimet që i bëri italiani dhe nga veprimet e yjeve. “Kur ndeshja u bë e barabartë, ambienti na ka ndihmuar. Goli për 1:3 ka qenë një goditje psikologjike përpara, më pas e kemi ndërtuar fitoren, respektivisht kualifikimin. Është e vërtetë që Reali është mësuar në gjysmëfinalet e Championsit, jemi mjaft krenarë me këtë arritje”, nënvizoi ai.

Ai ndihet mirë që përpara shkoi edhe Villarreali, ndërsa një mundësi të tillë e ka ta bëjë sonte edhe Atletico Madridi, nëse e mund Manchester Cityn me dy a më shumë gola avantazh.

Sipas trajnerit italian, futbolli spanjoll po ju tregon të gjithëve që është superior, edhe pse të gjithë thonë se futbolli anglez është superior ndaj atij spanjoll. 

(Kosova Sot Online )