Lexoni edhe:
Armatosja e Serbisë në ndikimin e luftës në Ukrainë rrezik potencial për Bosnjën dhe Kosovën
Drejtuesit e Bayern Munichut janë të vendosur për ta mbajtur Robert Lewandowskin edhe një vit në ekip. Kohëve të fundit po spekulohet se sulmuesi polak mund të përfundojë në Barcelonë gjatë verës që vjen. Por, shefi ekzekutiv i gjigantit bavarez ua ka shuar shpresat katalunasve me deklaratat e dhënë pak minuta para fillimit të ndeshjet me Villarrealin, i cili e eliminoi ekipin gjerman nga Championsi.“Është e qartë në mes të atyre që i thonë gjërat më pa sens për Lewandowskin. Nuk jemi të çmendur dhe po flisni për ndërrimin e një sulmuesi që i shënon 30 deri në 40 gola në sezon.
Nuk është e mundur. Kemi kontratë edhe një vit me të. Nëse ka diçka për të lajmëruar, do ta bëjmë edhe ne. Ai e di se çka mund t’i japë Bayernit dhe ne e dimë se çka mund të japë ai. Nuk na mbetet tjetër pos të presim dhe të shohim se çka do të ndodhë”, deklaroi legjenda gjermane për “Amazon Prime”. Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por gjithnjë e më shumë po flitet se ai dëshiron të largohet nga “Allianz Arena” me të përfunduar sezoni aktual. E si destinacion më i mundshëm për të po përmendet Barcelona.
(KOsova Sot Online )