E preku topin me të dyja këmbët, anulohet penalltia në Bundesligë

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 12:40
E preku topin me të dyja këmbët, anulohet penalltia në Bundesligë

Ngjarjet e pazakonta vazhdojnë ta përcjellin futbollin në botë. E këtë radhë, një rast i rrallë vjen nga Gjermania.

Në fakt, futbollistit të Bayer Leverkusenit, Diaby i është anuluar goli që e shënoi nga penalltia fundjavën që shkoi.

Kjo pasi në ndeshje me Bochumin, ai rrëshqiti gjatë ekzekutimit të 11 metërshit dhe e preku topin me të dyja këmbët.

Kjo bëri që gjyqtari ta anulojë golin dhe që Bochumi ta niste aksionin e ri.

Me siguri, pak kush e ka ditur këtë rregull: dy prekje nga një lojtar – s’ka gol.

Për më shumë mund ta shikoni videon në vazhdim.

https://www.instagram.com/stories/visubal/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b7b5a2fc-f306-403b-8e16-2c3665fb28a2

(Kosova Sot Online )