Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 15:06
Mbyllen pjesët e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Janë mbyllur pa gola pjesët e para të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi dhe Prishtina po përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Kryeqytetasit e kishin fituar duelin e parë në shtëpi, 2:1 dhe po mundohet ta ruajë këtë avantazh.

Të dy ekipet i kishin rastet e mira në pjesën e parë, por s’ia dolën të realizonin.

Madje, prishtinasve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, shkruan “Gazeta Express”.

Llapjanët do të mundohen të përmbysin gjithçka në 45 minutëshin e dytë.

Edhe dueli tjetër ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Dritës ka përfunduar me rezultat të bardhë, 0:0.

Gjilanasit e kanë krijuar një kapital të mjaftueshëm në ndeshjen e parë, të cilën e kishin fituar në shtëpi, 3:0.

Dhe, kryeqytetasit u treguan të pafuqishëm për ta ngushtuar këtë disavantazh në pjesën e parë.

Pas pjesës së dytë do të përcaktohen dy finalistët e Kupës së Kosovës.

Siç dihet, fitues aktual i këtij trofeu është Llapi.

E fituesi i Kupës së Kosovës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. 

(Kosova Sot Online)