Xavi: Reali e ka ADN-në evropiane, por Barça është një tjetër histori

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 15:26
Xavi: Reali e ka ADN-në evropiane, por Barça është një tjetër histori

Xavi Hernandez e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp para ndeshjes së Europa Leagues ndaj Eintracht Frankfurtit.

E ndërkohë, trajneri i Barcelonës është pyetur për kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri spanjoll është treguar diplomat me deklaratën e tij, duke e lavdëruar dhe thumbuar njëkohësisht rivalin e përbetuar të “Blaugrana”.

Gjithashtu, foli edhe për gjysmëfinalistin tjetër të Championsit, Villarreal.

“La Liga nuk është larg Premierligës. Janë dy skuadra spanjolle në gjysmëfinale dhe një tjetër luan sonte. I kam parë ndeshjet e mbrëmshme, jam një pasionant i futbollit. Objektiv yni është që të luajmë kundër këtyre ekipeve vitin tjetër. Villarreali është një ekip i madh, ne e kemi mposhtur. E Reali është një rival i madh, e ka në ADN-në evropiane, por Barcelona është një tjetër histori. Ne duam të fitojmë duke luajtur mirë, është një cak i vënë nga Cruyff 40 vjet më parë”, deklaroi Xavi. 

(Kosova Sot Online)