Përleshja e trajnerit të Bodo/Glimt me ndihmëstrajnerin e Mourinhos

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 18:44
Përleshja e trajnerit të Bodo/Glimt me ndihmëstrajnerin e Mourinhos

The Independent ka siguruar pamjet video të incidentit mes trajnerit të Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen dhe një prej ndihmësve të trajnerit të Romës , Jose Mourinho.

Të dy personat janë të pezulluar përkohësisht për ndeshjen e dytë çerekfinale të Conference League të së enjtes

Klubi norvegjez, i cili fitoi ndeshjen e parë 2-1, pretendon se në video shihet se Knutsen është sulmuar nga Nuno Santos, trajneri i portierëve të Romës. 

Ata kishin bërë një ankesë kundër kësaj, vetëm që ajo të refuzohej të mërkurën në mëngjes nga UEFA. 

Knutsen tani është gati të humbasë ndeshjen më të madhe në historinë e ekipit të tij.

(Kosova Sot Online)