Interi e dëshiron dyshen e Real Madridit

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 20:43
Interi e dëshiron dyshen e Real Madridit

Interi është interesuar për dyshen e Real Madridit, Dani Ceballos dhe Luka Jovic.

Klubi italian kërkon të përforcohet gjatë afatit kalimtar veror dhe po i mendon dy futbollistët e “Los Blancos” si transferime të duhura.

Sulmuesi serb, Luka Jovic është në huazim te Eintracht Frankfurt dhe nuk ka arritur të ambientohet në kryeqytetin spanjoll.

Në anën tjetër, Dani Ceballos ka shumë pak minuta me Real Madridin dhe e dëshiron largimin permanent nga atje.


(Kosova Sot Online)