Tifozët e Chelseat dhe Man Cityt përleshen fizikisht

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 20:53
Tifozët e Chelseat dhe Man Cityt përleshen fizikisht

Tifozët e Chelsea dhe Manchester City u përleshën në rrugët e Madridit të martën në skena të shëmtuara, me policinë që u detyrua të ndërhynte.

Përleshjet shpërthyen në sheshin Plaza Mayor në kryeqytetin spanjoll dhe u kapën nga kamera

U raportua në fillim të kësaj jave se policia e Madridit do të ishte ‘në gatishmëri’ përpara ‘rrezikut të dyfishtë’ të tifozerive angleze që do të ishin në vendin e njëjtë.

Rreth 8,000 tifozë pritej të udhëtonin nga Anglia në Spanjë për të parë ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shkaktuar shqetësime për sigurinë.

Chelsea u përball me Real Madridin në Bernabeu të martën mbrëma, vetëm 24 orë përpara se të fillonte ndeshja e dytë e Cityt në stadiumin Wanda Metropolitano të Atletico Madridit.


(Kosova Sot Online)