Man City kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Atletico Madridin

  • A.P /
  • 13 April 2022 - 23:05
Man City kualifikohet në gjysmëfinale, eliminon Atletico Madridin

Manchester City ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Citizens” barazuan pa gola ndaj Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, por u kualifikuan tutje falë fitores minimale 1:0 në “Etihad”,

Ndeshja ishte me pak raste shënimi, teksa në pjesën e dytë, spanjollët morën administrimin e lojës.

Në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje të Felipes në Foden situata eskaloi, me Felipen që u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas, ndeshja u vazhdua edhe për nëntë minuta tjerë, ku Atletico Madridi pati disa raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Tani, në gjysmëfinale, Manchester City do të përballet me Real Madridin, që mbrëmë e eliminoi Chelsean.


(Kosova Sot Online)