Askush si Guardiola, arrin numër rekord të gjysmëfinaleve në Champions

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 09:14
Askush si Guardiola, arrin numër rekord të gjysmëfinaleve në Champions

Pep Guardiola ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, edhe pse nuk e fiton këtë trofe që 11 vjet.Trajneri katalunas në fakt mbrëmë e ka arritur gjysmëfinalen e nëntë në karrierën e tij të suksesshme pasi e eliminoi Atletico Madridin. Trajneri aktual i Manchester Cityt e kishte prekur gjysmëfinalen katër herë me Barcelonën, tri herë me Bayern Munichun dhe dy herë me “Citizens.

Dhe, këtë arritje nuk e kishte bërë asnjë trajner në histori të Championsit, njofton “OptaJoe”.Guardiola e ka fituar për herë të fundit Championsin me Barcelonën në sezonin 2010/11, ndërsa vjet ishte shumë afër me Cityn, por u mposht në finale nga Chelsea. Këtë vit, trajneri spanjoll është i vendosur ta fitojë trofeun e çmueshëm, edhe pse s’do të ketë punë të lehtë pasi në gjysmëfinale do të ketë punë me Real Madridin, e në finalen eventuale, me gjasë me Liverpoolin. Carlo Ancelotti është i dyti në këtë renditje me 8 gjysmëfinale, 4 me Milanin, 3 me Real Madridin dhe një me Juventusin. 

(Kosova Sot Online )