Vdes ish-futbollisti i Real Madridit pasi pësoi aksident të rëndë

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 08:34
Vdes ish-futbollisti i Real Madridit pasi pësoi aksident të rëndë

Ish-futbollisti kolumbian, Freddy Rincon ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare pas dëmtimeve të rënda në kokë që i pësoi në një aksident me veturë në qytetin e Calit ditë më parë. Rincon kishte pësuar lëndime të rënda pasi vetura të cilën po e voziste ishte përplasur me një autobus të hënën, njofton “Sky Sport”. Laureano Quintero, drejtor i spitalit Imbanaco Clinic në Cali ku Rincon ishte duke u trajtuar, ju tha reporterëve: “Përkundër përkushtimit dhe punës së pandalshme të stafit tonë, Freddy Eusebio Rincon Valencia nuk ia doli dot”, theksoi ai. Rincon dikur ishte mesfushor që luante për ekipet kolumbiane Santa Fe e America de Cali, ndërsa kishte eksperiencë edhe në Evropë, ku kishte luajtur për Napolin dhe Real Madridin.

Rincon gjithashtu e udhëhoqi ekipin brazilian Corinthians në titullin e parë të Botërorit të Klubeve në vitin 2000. Ai gjithashtu ishte pjesë e gjeneratës së artë të futbollit kolumbian, i cili mori pjesë në tre Botërorë radhazi, më 1990, 1994 e 1998. Rincon i kishte realizuar 17 gola për Kolumbinë dhe ishte njëri prej shënuesve në fitoren 5:0 ndaj Argjentinës në kualifikimet e Botërorit, në ndeshjen e zhvilluar në vitin 1993 në Buenos Aires

https://twitter.com/FCF_Oficial?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1514463273655181312%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvdes-ish-futbollisti-i-real-madridit-pasi-pesoi-aksident-te-rende%2F

(Kosova Sot Online )