Lexoni edhe:
Messi me shokë do të luajnë me shkrimin “GOAT” në fanellë, zyrtarizohet sponsori i ri
Kylian Mbappe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë për Paris Saint-Germainin sezonin e ardhshëm.
Në fakt, klubi francez e ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sponsorin e ri “GOAT”, i cili do ta reklamojë kompaninë e tij në fanellën e PSG-së, respektivisht në mëngët e fanellës.
E në këtë prezantim shihen Leo Messi e Neymari, në mes të pesë lojtarëve, por nuk shihet edhe Mbappe.
Messi me shokë do të luajnë me shkrimin “GOAT” në fanellë, zyrtarizohet sponsori i riLexoni edhe:
Zakonisht, yjet e skuadrës përfundojnë në reklamimin e fanellave dhe të gjërave të tjera të klubit.
Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me parisienët dhe me gjasë nuk do ta vazhdojë atë, prandaj edhe s’ishte pjesë e prezantimit të sotëm.
“Vulë” këtij vendimi i ka dhënë edhe mungesa e tij në prezantimin e fanellave për sezonin e ardhshëm.
Me gjasë, ish-futbollisti i Monacos gjatë verës që vjen do t’i bashkohet Real Madridit.
(Kosova Sot Online)