“Bashkë për Ukrainën”, Majlinda Kelmendi ushtron me xhudisten ukrainese

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 12:50
“Bashkë për Ukrainën”, Majlinda Kelmendi ushtron me xhudisten ukrainese

Ekipi i Kosovës në xhudo po stërvitet në OTC Tata Hungari. Atje gjendet edhe legjenda e këtij sporti, Majlinda Kelmendi, e cila u takua me kampionen ukrainase, Daria Bilodid. Trajneri i xhudos, Driton Kuka e publikoi foton e Kelmendit me Bilodid, pas një lufte që bënë të dyja në stërvitje. 

“Xhudistja Ukrainase një superyll i sportit tonë tashmë refugjate si shkak i luftës në vendin e saj!Së shpejti do ti kemi Bilodid dhe xhudistë tjerë në Kosovë”, shkroi Kuka. Kujtojmë se miliona njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia nisi pushtimin e saj në fund të muajit shkurt. 

(Kosova Sot Online )