Kosovare Asllani publikon fotografi me Benzeman

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 16:49
Kosovare Asllani publikon fotografi me Benzeman

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka publikuar një fotografi me Karim Benzeman në rrjetet sociale.

Në fakt, fotografia është e bërë montazh, por reprezentuesja e Suedisë nuk ka hezituar që ta shpërndajë me ndjekësit e saj.

Në mbishkrim ajo ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas, si dhe numrin “9”, të cilin e mbajnë në fanellë të dytë.

Kujtojmë se Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së femrave të Real Madridit.

32-vjeçarja vlerësohet si një prej futbollisteve kryesore te kjo skuadër

(Kosova Sot Online)