Pronarët e Man Cityt shprehin interesim për blerjen e klubit të njohur italian

  • A.P /
  • 15 April 2022 - 22:21
Pronarët e Man Cityt shprehin interesim për blerjen e klubit të njohur italian

Sheikët e Manchester Cityt raportohet se kanë shprehur interesim për blerjen e klubit të Palermos.

Sipas “Sky Sport Italia”, kompania “City Football Group” tashmë ka kontaktuar zyrtarët e klubit italian.

Mediumi italian gjithashtu bëri të ditur se negociatat e para rreth blerjes së mundshme të Palermos do të nisin së shpejti.

Kujtojmë se Palermo kishte bankrotuar në vitin 2019, për t’u rikthyer pastaj sërish në atë vit nga Serie D.

Sicilianët tani bëjnë gara në Serie C, që është kategoria e tretë e futbollit italian.


(Kosova Sot Online)