Modric ka dy oferta për t’u larguar nga Reali, njëra është nga gjiganti italian

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 09:39
Modric ka dy oferta për t’u larguar nga Reali, njëra është nga gjiganti italian

Luka Modric raportohet se ka dy oferta në tryezë për t’u larguar nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.

Së fundi 36-vjeçari tha se bisedimet për rinovim të kontratës me Realin mund të presin, duke thënë se ai do të vendosë të ardhmen e tij vit pas përfundimit të sezonit.

Sipas gazetarit spanjoll, Sergio Santos, klubi nga Madridi nuk do ta ketë të lehtë për ta mbajtur Modricin edhe për sezonin ardhshëm 2022-2023.

Santos pretendon se Juventusi dhe një klub nga Katari kanë informuar përfaqësuesit e mesfushorit kroat se duan të nënshkruajnë me të si lojtar të lirë në afatin kalimtar të verës.

Kontrata e Luka Modricit me “Los Blancos” skadon më 30 qershor të këtij viti. 

(Kosova sot Online )