Chelsea nuk do t’i ofrojë kontratë të re Jorginhos

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 13:48
Chelsea nuk do t’i ofrojë kontratë të re Jorginhos

Chelsea raportohet se nuk është duke planifikuar që t’i ofrojë kontratë të re Jorginhos.

Kontrata aktuale e italianit me “Blutë” skadon në verën e vitit 2023 dhe sipas “90min”, Chelsea nuk do t’i ofrojë atij një kontratë të re.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që Jorginho të largohet gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti.

Juventusi, Milani, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini thuhet se janë duke monitoruar situatën e 30-vjeçarit.

Ish-mesfushori i Napolit me skuadrën londineze ka regjistruar 24 paraqitje në Premierligë këtë sezon. Ai ka shënuar gjashtë gola dhe shtuar dy asistime.

Që kur kaloi në “Stamford Bridge” në vitin 2018, Jorginho ka regjistruar 26 gola dhe tetë asistime në 181 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat. 

(Kosova Sot Online)