Superliga e Kosovës shënon përparim të madh në renditjen e ligave të UEFA-s

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 13:50
Superliga e Kosovës shënon përparim të madh në renditjen e ligave të UEFA-s

UEFA gjatë këtij muaji ka publikuar renditjen e re të ligave evropiane të futbollit.

Në listë shihet se Superliga e Kosovës ka bërë një ngritje të konsiderueshme.

Kosova tani renditet e 39-ta, duke shënuar kështu ngritje për katër pozita. Ky është pozicionimi më i mirë që nga pranimi në UEFA më 2016.

Prishtina, Drita dhe Llapi përfaqësuan shtetin tonë në Evropë në vitin që shkoi dhe paraqitjet e tyre kanë ndikuar në ngritjen e Kosovës.

Kosova renditet më lartë se Shqipëria (43), Maqedonia e Veriut (48) e Mali i Zi (53).

Në listë ende kryeson Anglia me Premierligën e saj, teksa pastaj renditen La Liga (Spanjë), Serie A (Italia), Bundesliga (Gjermani) dhe Ligue 1 (Francë).

(Kosova Sot Online)