“Le Parisien”: Zidane e merr drejtimin e PSG-së

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 13:52
“Le Parisien”: Zidane e merr drejtimin e PSG-së

Zinedine Zidane nga vera e këtij viti pritet që të jetë trajner i Paris Saint-Germainit.

Trajneri aktual, Mauricio Pochettino, është nën presion te klubi nga kryeqyteti francez, pavarësisht se po e udhëheq skuadrën drejt titullit në Ligue 1.

Mirëpo, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampionëve mund t’i kushtojë trajnerit argjentinas.

Dhe, sipas “Le Parisien”, në krye të PSG-së do të emërohet ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sipas mediumit francez, 49-vjeçari do ta marrë detyrën pas përfundimit të sezonit aktual.

Kujtojmë se Zidane është i lirë nga viti i kaluar kur u largua nga Real Madridi, skuadër me të cilën e fitoi tri herë Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)