Courtois për humbjen 0:4 nga Barcelona: Ishte rastësi!

  • G.G /
  • 16 April 2022 - 14:12
Courtois për humbjen 0:4 nga Barcelona: Ishte rastësi!

Portieri i Real Madridi, Thibaut Courtois, ka thënë se humbja e pësuar nga Barcelona ishte rastësi.

“El Clasico” i javës së 29-të në La Liga i zhvilluar më 20 mars në “Santiago Bernabeu” ishte fituar thellë 0:4 nga Barcelona.

Lidhur me këtë ndeshje së fundi është deklaruar edhe portieri i “Los Blancos”.

“Nëse shikoni rezultatet dhe paraqitjet tona, ishte një rastësi. Ishte një natë shumë e keqe, por ne u rikuperuam shpejt, sepse nuk duhet të mendoni shumë për humbjet”, tha Courtois për “El Capitan”

Që nga humbja e pësuar nga Barcelona, Reali ka fituar dy ndeshje në La Liga dhe ka eliminuar Chelsean për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra madrilene është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion në Spanjë, teksa nuk përjashtohet as mundësia për të triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi në gjysmëfinale të kësaj gare do të përballet me Manchester Cityn. 

(Kosova Sot Online)