
Reali projekton befasinë e merkatos, zbulohet kontrata që ka gati për t’ia ofruar Cavanit

Edinson Cavani raportohet se mund të transferohet si lojtar i lirë te Real Madridi.
Kontrata e uruguaianit me Manchester Unitedin skadon më 30 qershor të këtij viti dhe sulmuesi pritet të largohet nga “Old Trafford”
Sipas “Fichajes”, klubi nga kryeqyteti spanjoll po mendon transferimin e Cavanit
Real Madridi thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë kontratë një-vjeçare 35-vjeçarit, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Transferimi i Cavanit te “Los Blancos” do të ishte një aventurë e re për të, pasi ai nuk ka luajtur më herët në futbollin spanjoll.
Para transferimit te Manchester United, Cavani kishte luajtur te Paris Saint-Germaini, Napoli, Palermo e Danubio.
(Kosova Sot Online)