Ronaldo në mes të tragjedisë dhe gëzimit, bëhet baba i një vajze

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 20:57
Ronaldo në mes të tragjedisë dhe gëzimit, bëhet baba i një vajze

Cristiano Ronaldo më herët njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, shkruan Gazeta Express.

Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre eksperte. Të gjithë jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”, shkroi Ronaldo. 

(Kosova Sot Online)