Motra e Ronaldos me mesazh emocionues pas vdekjes tragjike të fëmijës së futbollistit portugez

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 21:47
Motra e Ronaldos me mesazh emocionues pas vdekjes tragjike të fëmijës së futbollistit portugez

Cristiano Ronaldo sonte njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”

Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, ka bërë një postim emocionues në “Instagram” pas këtij rasti tragjik.

“Engjëlli ynë i vogël është tashmë në prehrin e babait” shkroi Katia, duke iu referuar babait të tyre Dinis, i cili vdiq në shtator të vitit 2005.

Ajo gjithashtu shtoi: “Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forconi rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Vajza jonë e vogël është atje e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi.” 


(Kosova Sot Online)