Barcelona ia komplikon edhe më shumë situatën Mallorcas së Muriqit

  • S.A /
  • 19 April 2022 - 08:21
Barcelona ia komplikon edhe më shumë situatën Mallorcas së Muriqit

Cadizi shënoi sonte një fitore të rëndësishme ndaj Barcelonës, që ia mundësoi daljen nga zona e rrezikshme.

Skuadra e drejtuar nga Sergio Gonzalez fitoi 0:1 në “Camp Nou”.

Cadizi pas kësaj fitore ka të grumbulluara 31 pikë nga 32 xhiro të zhvilluara deri më tani në La Liga, teksa renditet në pozitën e 16-të.

Tre pikët e sontme e larguan këtë skuadër edhe nga zona e rrezikshme.

Para ndeshjes ndaj Barcelonës, Cadizi me 28 pikë ndodhej në pozitën e 18-të, pozitë e cila dërgon një kategori më poshtë (La Liga 2).

Tani në atë pozitë renditet Mallorca e Vedat Muriqit, me 29 pikë të grumbulluara deri më tani.

Deri në përfundim të sezonit do të zhvillohen edhe gjashtë xhiro. Kjo nënkupton se deri në fund do të kemi një garë të fortë për mbijetesë. 

Image

(Kosova Sot Online )