Po e pëlqen Milani, Torino vjen me kundërpërgjigje për Vojvodën

  • G.G /
  • 19 April 2022 - 14:25
Po e pëlqen Milani, Torino vjen me kundërpërgjigje për Vojvodën

Mërgim Vojvoda është bërë lojtar i rëndësishëm i Torinos.

Mbrojtësi kosovar ka shpërthyer mbi të gjitha në muajt e fundit, kur edhe është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Përfaqësuesi kosovar po luan me sukses në krahun e majtë dhe e ka bindur trajnerin me kualitetet e tij.

Ditë më parë u fol se Milani ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, të cilin e sheh si alternativë të Theo Hernandezit, por që mund të përdorë atë edhe në krahun e djathtë, i cili është edhe natyral i tij.

Sidoqoftë, mediumi italian “Tuttosport” sot raporton se Torino nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë futbollistin.

Madje, “Granata” po e përgatisin një kontratë të re për 27 vjeçarin.

Vojvoda ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2024, por në një të ardhme të afërt mund ta zgjasë atë dhe në këtë mënyrë presidenti Cairo do ta “blindojë” atë.

Vlera e kartonit të Vojvodës është 10 milionë euro, por që Torino do të mundohet ta mbajë atë.

(Kosova Sot Online)