Pogba arrin marrëveshje personale me PSG-në, zbulohen detajet e kontratës

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 20:44
Pogba arrin marrëveshje personale me PSG-në, zbulohen detajet e kontratës

Paul Pogba raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin.

Sipas “Todofichajes”, mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin nga “Parc des Princes”,l

Pogba do të largohet nga Manchester United si lojtarë i lirë gjatë afatit kalimtar të verë.

Kontrata e 29-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor të këtij viti.

Për Pogban interesim thuhet se ka shfaqur edhe Real Madridi e Juventusi, por ai pritet ta fillojë një aventurë të re në kampionatin francez. 

(Kosova Sot Online)