Vendos goli i Vedat Muriqit, Mallorca fiton dhe largohet nga zona e rrezikshme

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 21:07
Vendos goli i Vedat Muriqit, Mallorca fiton dhe largohet nga zona e rrezikshme

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar në fitoren e rëndësishme të regjistruar sonte nga Mallorca.

Mallorca fitoi si vendase 2:1 ndaj Deportivo Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të.

Goli i shënuar nga Vedat Muriqi në fundin e pjesës së parë (45+4’), doli të jetë edhe goli i fitores.

Paraprakisht për vendasit kishte shënuar Abdon Prats (11’). Antonio Raillo (autogol – 73’) shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Mallorca pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe kalon nga pozita e 18-të në pozitën e 16-të, duke u larguar kështu nga zona e rrezikshme.

Kurse, Deportivo Alaves pozicionohet i fundit (20) me 25 pikë. 


(Kosova Sot Online)