Tifozët e Liverpoolit e ngushëllojnë me duartrokitje Ronaldon dhe ia këndojnë “Kurrë nuk do të ecësh i vetëm”

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 21:55
Tifozët e Liverpoolit e ngushëllojnë me duartrokitje Ronaldon dhe ia këndojnë “Kurrë nuk do të ecësh i vetëm”

Tifozët e Liverpoolit kanë bërë një veprim të madh, pas rastit tragjik që ndodhi të hënën në familjen e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez njoftoi dje se djali i tij ka ndërruar jetë gjatë lindjes së të dashurës së tij, Georgina Rodriguezit.

Skuadra ku aktivizohet 37-vjeçari, Manchester United, sonte është duke u përballur me rivalin e vjetër, Liverpoolin

Kjo ndeshje po zhvillohet në “Anfield Road”, aty ku tifozët e “Të Kuqve” janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur për Ronaldon.

Ata gjithashtu kanë kënduar edhe këngën e famshme të tyre “You’ll never walk alone”.

Kjo ndodhi në minutën e shtatë, pasi edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e mbanë fanellën me këtë numër. 

(Kosova Sot Online)