Muriqi: Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 09:52
Muriqi: Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund

Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë protagonist tek Mallorca. Sulmuesi kosovar kontribuoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Deportivo Alavesit me rezultat 2:1. Prizrenasi e gjeti golin e dytë të ekipit ishullor në fund të pjesës së parë, ndërsa paraprakisht për vendësit kishte shënuar Abdon. Dhe, kjo fitore ia mundëson Mallorcas të largohet sadopak nga zona e rrezikshme për të rënë nga liga. Kjo skuadër është e 16-ta në tabelë me 32 pikë, tri më shumë se Granada, e cila e mbyll zonën e ekipeve që bien nga liga.

Përfaqësuesi kosovar e gjeti golin e katërt në La Liga këtë sezon, ndërsa zotohet se do të japë gjithçka nga vetja për ta ndihmuar Mallorcan t’i shmanget rënies nga liga. “Pirati është këtu dhe do të luftojmë deri në fund”, ka shkruar 27 vjeçari në rrjetin social, “Instagram. Muriqi është i huazuar në Mallorca për gjashtë muaj dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, përkundër formës së mirë në të cilën po kalon në ndeshjet e fundit.Siç dihet, kartonin e Muriqit e ka në pronësi Lazio, e cila do të mundohet ta shesë lojtarin gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online )