Tenistëve rusë dhe atyre bjellorusë iu ndalohet pjesëmarrja në Wimbledon

  • E.K /
  • 20 April 2022 - 14:00
Tenistëve rusë dhe atyre bjellorusë iu ndalohet pjesëmarrja në Wimbledon

Tenistët rusë dhe ata bjellorusë do të mundë ta përcjellin turneun e madh të tenisit, Wimbledon vetëm përmes televizorit apo nëpërmjet tribunave.

Kjo pasi lojtarët nga këto dy vende nuk do të lejohen të marrin pjesë në këtë turne.

Ata mund të jenë pjesëmarrës në garë vetëm nëse përfaqësohen pa flamur dhe pa simbole kombëtare.

Wimbledoni do të mbahet nga 27 qershori deri më 10 korrik.

Me këtë rast, numri 2 i botës, rusi Daniil Medvedev dhe numri 4 i botës tek femrat, Aryna Sabalenka nga Bjellorusia mund të pësojnë më së shumti nga ky vendim.

Mësohet se vendimi do të bëhet zyrtar sot gjatë ditës, njofton BBC, përcjell “Gazeta Express”.

Sabalenka e arriti gjysmëfinalen e vitit të kaluar në ktë turne, kurse Medvedev kishte shkuar deri në rrethin e katërt.

Numri 15 në botë, rusja Anastasia Pavlyuchenkova, e cila kishte bërë thirrje që të ndalet lufta, por edhe numri 18 në botë, bjellorusja Victoria Azarenka pritet të mungojnë po ashtu.

Gjithashtu, rusi Andrey Rublev, i teti në renditje dhe bashkëkombësi i tij, Karen Khachanov, i 26-ti, po ashtu mund të mungojnë në turne.

Sidoqoftë, të gjithë këta do të lejohen të marrin pjesë në French Open, i cili do të mbahet në muajin maj pasi francezët s’kanë marrë ende ndonjë vendim për garuesit rusë dhe ata bjellorusë. 

(Kosova Sot Online)