Tifozët zbulojnë fjalët ofenduese që Henderson ia tha Bruno Fernandesit

  • S.A /
  • 20 April 2022 - 16:14
Tifozët zbulojnë fjalët ofenduese që Henderson ia tha Bruno Fernandesit

Jordan Henderson duket se e quajti Bruno Fernandes “miush” dhe “bebe”, teksa ia bashkëngjiti edhe nga një fjalët ofenduese, pas një shpërthim të furishëm gjatë fitores jetike të Liverpoolit ndaj Manchester United të martën mbrëma. Reds fituan 4-0 në Anfield, me Mohamed Salah që shënoi dy gola dhe Luis Diaz dhe Sadio Mane që shtuan nga një. Liverpooli e drejtoi lojën nga fillimi në fund dhe kaloi në krye të tabelës me fitoren ndaj rivalëve të urryer. United, i cili u rreshtua me një pesëshe mbrojtëse në pjesën e parë, nuk mundi t’i afrohej rivalëve të tyre. Dhe në fund të lojës, zhgënjimet veçse ishin në kulm dhe mesfushori i Unitedit, Bruno Fernandes reagoi me zemërim.

Ai u driblua nga Trent Alexander-Arnold dhe humbi kokën për një moment, duke e kapur rrezikshëm në gju mbrojtësin e djathtë të Anglisë me një ndërhyrje të tmerrshme.

Zëvendësuesi James Milner iu afrua Fernandes dhe vuri duart mbi të, ndërsa kapiteni Henderson po nxehej gjithashtu me ndërhyrjen.

Duke u përballur me reprezentuesin portugez, Henderson dukej se përdori fjalët “q***sha miushin” dhe një “q***sha bebe”, për t’i thënë Fernandes se çfarë mendonte për të.

Nuk ka nevojë të jesh ekspert në leximin e buzëve për të ditur se çfarë po thoshte Henderson. Fernandesit iu dha një karton i verdhë nga Martin Atkinson dhe VAR nuk e përmirësoi atë në karton të kuq pavarësisht se kontrolloi incidentin. 

(Kosova Sot Online )