Osasuna-Real Madrid, formacionet zyrtare

  • A.P /
  • 20 April 2022 - 20:25
Osasuna-Real Madrid, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Osasunas dhe Real Madridit, e vlefshme për xhiron e 33-të në La Liga.

Real Madridi mund të bëjë një tjetër hap të madh drejt sigurimit të titullit në rast fitoreje sonte, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” gjenden në vendin e parë me 75 pikë, 15 më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Osasuna gjendet në pozitën e nëntë me 44 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)