A ju kujtohet doktoresha e famshme e Chelseat që ishte përplasur me Mourinhon? Ja çfarë bën ajo tani

  • S.A /
  • 21 April 2022 - 11:23
A ju kujtohet doktoresha e famshme e Chelseat që ishte përplasur me Mourinhon? Ja çfarë bën ajo tani

Jose Mourinho e kishte sharë mjeken e Chelseat, Eva Carneiro shtatë vjet më parë dhe ajo e kishte “paguar” këtë me sukses në gjykatë. Ngjarja kishte ndodhur në ndeshjen mes Chelseat dhe Swanseat në sezonin 2015/16.

Vendasit luajtën me një lojtar më pak dhe u munduan të “vidhnin” sa më shumë kohë për ta kursyer të paktën një pikë.

Mjekja e atëhershme nuk e kuptoi këtë dhe vrapoi në fushë pa miratimin e Mourinhos për ta ndihmuar Eden Hazardin dhe me atë rast portugezi e quajti “bijë kurve”.

Ky ishte bërë një lajm botëror dhe rasti përfundoi në vetë padi, shkruan ABC News.

Mourinho ishte akuzuar përfundimisht për seksizëm dhe Eva ishte largua nga klubi pas një hetimi të gjatë dhe pasi mori para të majme nga Chelsea.

Sot ajo është pronare e klubit Lewis, një klub gjysmë-profesionist nga jugu i Anglisë që garon në rangun e shtatë dhe bashkëpunon me spitalin për ortopedi dhe mjekësi sportive nga Katari.

(Kosova Sot Online )