Benzema i humbi 4 penallti në vitin 2022, Ancelotti: Do të shënojë herën tjetër

  • S.A /
  • 21 April 2022 - 13:23
Benzema i humbi 4 penallti në vitin 2022, Ancelotti: Do të shënojë herën tjetër

Karim Benzema është duke e kaluar një sezon fantastik dhe me të drejt konsiderohet si favorit për ta fituar.

Ronaldo i falënderon përzemërsisht tifozët e Liverpoolit me një postim emo…

Mirëpo, mbrëmë atij i ndodhi diçka e pazakontë ndaj Osasunës, ku i humbi dy penallti brenda pak minutash.

Kishin kaluar 16 vjet që një lojtar nuk i humbte dy penallti brenda një loje, që nga Raul Tamudo i Espanyolit, kur e bënte këtë kundër Betisit.

Benzema në përgjithësi i ka humbur 4 penallti me Realin dhe të gjitha këto në vitin 2022.

Përpos dy penalltive ndaj Osasunës, ai ka dështuar nga 11 metërshi edhe ndaj Elchess dhe Celta Vigos.

Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti e ka besimin e plotë në futbollistin francez.

“Benzema do të shënojë herën tjetër. Prapë do të gjuajë ai”, ka thënë trajneri italian.

“Edhe në këtë lojë, nëse do të bëhej edhe një penallti, prapë do ta gjuante Benzema. Krejt lojtarëve ju ndodh të humbin penallti”, ka shtuar Ancelotti pas lojës.

Në përgjithësi janë 7 penallti që i ka humbur Benzema, pasi tri të tjera i kishte humbur me fanellën e Kombëtares franceze. 

(Kosova Sot Online )