Presidenti i Barcelonës paralajmëron transferimin e Lewandowskit

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 20:16
Presidenti i Barcelonës paralajmëron transferimin e Lewandowskit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Robert Lewandowskit.

Madje, i pari i klubit katalunas tha se ky transferim ka shanse për të ndodhur.

“Ky ka më shumë gjasa të vijë”, ishte përgjigja e Laportas drejtuar një tifozi, i cili e pyeti për Lewandowskin.

(Kosova Sot Online)