Në “Allianz Arena” pritet të ketë festë sonte, Bayerni synon ta fitojë titullin e kampionit

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 10:04
Në “Allianz Arena” pritet të ketë festë sonte, Bayerni synon ta fitojë titullin e kampionit

Bayern Munichi sonte mund ta sigurojë titullin e kampionit në Bundesligë. “Bavarezët” do të takohen me Borussia Dortmundin, në derbin e javës e javës së 31-të në elitën e futbollit gjerman. Bayerni është lider në tabelë me 72 pikë, nëntë më shumë se Dortmundi që është i dyti. Deri në fund të sezonit kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje, përfshirë edhe këtë të ditës së sotme.

Kësisoj, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann me një fitore eventuale sonte do ta siguronte edhe matematikisht titullin e dhjetë radhazi.

Në histori të klubit për Bayernin do të ishte titulli i 31-të.

Ndeshja mes Bayern Munichit dhe Dortmundit do të zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 18:30.

(Kosova Sot Online )