Liverpooli përgatit kontratën e re, por Firmino nuk ka vendosur ende për të ardhmen

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 11:28
Liverpooli përgatit kontratën e re, por Firmino nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Liverpooli raportohet se dëshiron ta mbajë ende në skuadër Roberto Firminon. Pas ardhjes së Diogo Jotas dhe së fundi të Luis Diazit, minutat e brazilianit janë zvogëluar dukshëm.

Megjithatë, Liverpooli thuhet se është gati për t’i ofruar kontratë të rë Firminos, sipas “Liverpool Echo”.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse 30-vjeçari do ta pranojë kontratën e re, duke marrë parasysh konkurrencën e fortë të krijuar në fazën e sulmit.

Kontrata aktuale e ish-sulmuesit të Hoffenheimit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )