Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 16:04
Vazhdon ëndrra, Bad News Eagles arrijnë fitoren e dytë

Ekipi kosovar, Bad News Eagles ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshjet kualifikuese për turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.

Djemtë kosovarë triumfuan 2:0 ndaj ekipit rus, ASG, 16:2 dhe 16:13 në dy “map-a”.

Tani, BNE ka dy fitore dhe dy humbje në këtë kampanjë dhe ëndrra e tyre për kualifikim në atë turne vazhdon ende. Bad News Eagles do të zhvillojnë ndeshjen përfundimtare nesër, por kundërshtari ende nuk dihet. 

(Kosova Sot Online )