Xavi e komenton humbjen e radhës nga Barça, e ka një kërkesë për lojtarët

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 08:25
Xavi e komenton humbjen e radhës nga Barça, e ka një kërkesë për lojtarët

Barcelona e pësoi humbjen e radhës duke u futur në një krizë të rezultateve.

Gjiganti katalunas u mposht mbrëmë nga Rayo Vallecano në shtëpi, 0:1, duke e pësuar kështu humbjen e tretë radhazi në “Camp Nou” në La Liga. Golin e fitores për mysafirët e realizoi Garcia në minutnë e shtatë.

Më pas, katalunasit provuan me të gjitha forcat për ta përmbysur rezultatin, por nuk ia dolën.

E pas lojës, trajneri Xavi Hernandez theksoi se “Blaugrana” nuk e merituan humbjen.

“Meritonim më shumë, por nuk e kishim personalitetin që do të duhej ta kishim. Kemi provuar, por topi nuk dëshironte të hynte. Ishte një ndjenjë e njëjtë si ajo me Cadizin. Ky është realiteti ynë. Duhet të futemi më mirë në lojë. Është një mundësi e artë e humbur. Duhet të vazhdojmë me objektivin tonë për ta siguruar pjesëmarrjen ne Ligën e Kampionëve”, deklaroi trajneri spanjoll për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Pas 33 xhirosh të zhvilluara, Barça është e dyta në tabelë me 63 pikë, sa i ka edhe Sevilla, ndërsa Atletico Madridi e mbyll Top 4 me 61 pikë. 

(Kosova Sot Online )