Titulli i kampionit troket në dyert e Realit, ja sa pikë i nevojiten dhe data kur mund të festojë

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 09:06
Titulli i kampionit troket në dyert e Realit, ja sa pikë i nevojiten dhe data kur mund të festojë

Barcelona e pësoi mbrëmë humbjen e radhës për ta afruar Real Madridin edhe më shumë me titull të kampionit në Spanjë. Gjiganti katalunas mbeti 15 pikë prapa “Los Blancos”, 5 xhiro pa përfunduar sezoni.

E tash, skuadrës së Carlo Ancelottit i nevojitet vetëm edhe një pikë për t’u shpallur kampion i Spanjës.

Aktualisht, “Mbretërit” i kanë 78 pikë, kurse “Blaugrana” dhe Atletico nga 63.

Reali do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme më 30 prill në shtëpi ndaj Espanyolit.

Në këtë ndeshje, “Los Blancos” do të mjaftohen me vetëm një pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Spanjë.

(Kosova Sot Online )