Gol qesharak në gjysmëfinale të Championsit të femrave

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 13:14
Gol qesharak në gjysmëfinale të Championsit të femrave

Liga e Kampionëve në konkurrencën e femrave i ka vënë përballë vetes në gjysmëfinale dy skuadra franceze, Olympique Lyon dhe Paris Saint-Germain. Lojën e parë e fitoi Lyoni me rezultat 3:2 dhe gjithçka mbetet e hapur për duelin e kthimit, që do të luhet në Paris. Por, ajo që ndodhi në minutën e 51-të ishte mjaft komike dhe qesharake.

Futbollistja Macaroi i dribloi disa lojtare kundërshtare, por në fund ia morën topin. Por, më pas pati një mosmarrëveshje në mes të mbrojtjes dhe portieres dhe këtë e shfrytëzuan vendëset. Portierja Votikova duke mos dashur ta kapë topin e kthyer nga një shoqe e skuadrës, bëri gabim trashanik pasi afër ishte Macario, e cila shënoi nga afërsia. Ky gol e ka bërë xhiron në internet dhe komentet janë prej më të ndryshmeve, në aspektin komik.

(Kosova Sot Online )