Sa trofe i ka fituar Leo Messi në karrierë?

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 13:45
Sa trofe i ka fituar Leo Messi në karrierë?

Paris Saint-Germaini e siguroi në fundjavë titullin e kampionit në Ligue 1 pas barazimit 1:1 me Lensin në “Parkun e Princave”. Ky trofe është mjaft i rëndësishëm edhe për Lionel Messin, i cili i është afruar numrit jubilar prej 40 trofesh në karrierën e suksesshme.

Sulmuesi argjentinas arriti në kuotën e 39 trofeve, ndërsa sot konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

34 vjeçari e ka fituar 10 herë titullin në La Liga me Barcelonën, 8 herë Superkupën e Spanjës, 7 herë Cipa del Rey, 4 herë Ligën e Kampionëve, 3 herë Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës.

Me Argjentinën, Leo i ka fituar tre trofe: Botërorin U-20 në vitin 2005, medaljen e artë në Olimpiadën 2008 dhe Copa America vitin e kaluar.

Messi e sheh veten vetëm tre trofe prapa futbollistit më të trofeshëm në histori të futbollit, Dani Alves, i cili nuk do të fitojë asgjë me Barcelonën këtë edicion.

Prapa tyre gjenden Andres Iniesta e Maxëell me nga 37 trofe, kurse Gerard Pique dhe Ryan Giggs i kanë fituar nga 35.

E në aspektin individual, vetëm Cristiano Ronaldo i afrohet Messit me trofe e çmime, shkruan “Gazeta Express”.

Argjentinasi e ka fituar shtatë herë Topin e Artë, gjashtë herë Këpucën e Artë evropiane, shtatë trofe “Pichichi”, çmimi më i mirë i FIFA-s, çmimi i lojtarit më të mirë në botë i FIFA-s dhe katër herë është zgjedhur lojtari më i mirë i UEFA-s.

(Kosova Sot Online )