“Skifterat” e përshëndesin Munishin: Fatkeqësisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshëm

  • S.A /
  • 25 April 2022 - 13:48
“Skifterat” e përshëndesin Munishin: Fatkeqësisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshëm

Tifozët “Skifterat” e kanë falënderuar trajnerin Ismet Munishi për punën e bërë në klubin e Gjilanit.

Trajneri i njohur kosovar i ndau rrugët sot me klubin e deritashëm pas humbjes nga Dukagjini, 0:2, me ç’rast gjilanasit mbetën thuajse jashtë garës për titull të kampionit pasi janë 9 pikë prapa liderit Ballkani, gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni në Superligë.

E pasi e morën lajmin për largimin e ish-trajnerit të Flamurtarit, Vëllaznimit, Vushtrrisë, Hajvalisë, Besës, Dritës e Ballkanit, ata e falënderuan përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e pranuar se do t’ju mungojë një trajner karizmatik si Munishi.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tifozëve të zjarrtë të Gjilanit. 

Image

(Kosova Sot Online )