Messi do të qëndrojë për së paku edhe një sezon

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 20:34
Messi do të qëndrojë për së paku edhe një sezon

Lionel Messi pritet që të qëndrojë te Paris Saint-Germaini për të paktën edhe një sezon, teksa klubi po përgatitet të ndërtojë ekipin rreth tij dhe me shumë gjasa nën urdhërat e një trajneri të ri. Kështu ka raportuar “Sky Sports News” këtë të hënë.

Pavarësisht se u kurorëzuan me titullin e kampionit në Ligue 1, krerët e klubit parisien po shqyrtojnë të ardhmen e trajnerit Mauricio Pochettino, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Bashkë me Pocchetinon raportohet se do të largohet edhe drejtori sportiv, Leonardo, me klubin që po përgatitet për ndryshime.

(Kosova Sot Online)