“Prokuroria Federale duhet ta hetojë Acerbin”

  • S.A /
  • 26 April 2022 - 08:53
“Prokuroria Federale duhet ta hetojë Acerbin”

Prokuroria Federale e Italisë duhet ta bëjë një studim të thellë ndaj rastit të Francesco Acerbit.

Këtë e kërkon Michele Criscitiello, shef ekzekutiv i portalit italian “Sportitalia” dhe drejtor në atë tjetër “Tuttomercatoweb”.Qendërmbrojtësi italian i Lazios u pa duke qeshur derisa Milani e shënoi golin e fitores në minutat shtesë. E tifozët “Biancocelesti” janë ndier të fyer dhe kërkojnë llogari nga përfaqësuesi italian, i cili tha se nuk kishte logjikë të gëzohej derisa ekipi i tij po pësonte humbje.

“Milani dominoi në Romë, por dramat e Acerbit e meritojnë një studim të thellë nga Prokuroria Federale, e cila vazhdon të jetë e verbër dhe e shurdhër në fund të sezoneve, ku ka ekipe që për një muaj fitojnë më shumë ndeshje sesa në krejt kampionatin”, deklaroi Criscitiello pas asaj që ndodhi në ndeshjen Lazio – Milan.Mbetet të shihet nëse do të hapet ndonjë hetim për ish-futbollistin e Milanit, i cili nga ana e tij ndihet plotësisht i pafajshëm.

(Kosova Sot Online )