Gabimet amatoreske dhe veprimet komike të Maguire të mbledhura në një video

  • S.A /
  • 26 April 2022 - 10:59
Gabimet amatoreske dhe veprimet komike të Maguire të mbledhura në një video

Harry Maguire është sot futbollisti më i kritikuar në botën e futbollit. Qendërmbrojtësi anglez është bërë edhe pjesë e shakave të tifozëve pas pasigurisë që po e shfaq dhe gabimeve që po i bën me Manchester Unitedin, E këto gabime amatoreske të ish-futbollistit të Leicester Cityt, tifozët i kanë përmbledhur përmes një videoje.

Maguire kishte arritur në “Old Trafford” si yll, por deri tash ishte një dështim i madh tek “Djajtë e Kuq”.

Mbrojtja në “Teatrin e Ëndrrave” është mjaft e pasigurt kur në krye të saj është përfaqësuesi anglez.

Nuk dihet nëse Maguire ka të ardhme apo jo në Manchester United. 

(Kosova Sot Online )