Shtohet presioni për dialog me Serbinë, kujdes nga skenari i rrezikshëm i kurdisur në prapaskenat diplomatike

Shtohet presioni për dialog me Serbinë, kujdes nga skenari i rrezikshëm i kurdisur në prapaskenat diplomatike

Gani Qarri

  • 24 April 2022 - 09:13

Shkruan: Analist- Gani Qarri

Presioni i shtuar për takime të nivelit të lartë dhe marrëveshjes për normalizim mes palëve, tani vjen edhe nga zonja Von Cramon, e cila kërkon që dialogu të bëhet prioritet politik, me arsyetimin se nuk duan që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog.

Kohët e fundit ka indicie të dukshme se zhvillimet aktuale, do ta detyrojnë Qeverinë Kurti që medoemos, të merret më seriozisht, dhe përgatitet sa më mirë për kundërvënien me sukses ndërskamcave ndërkombëtare të cilat mundë të kurdisen duke imponuar përshpejtimin e dialogut pa kushte me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale-do si do, siç ka filluar të interpretohet nga disa diplomat ndërkombëtar. Kjo për vet faktin se pas ndërprerjes relativisht të gjatë të takimeve në nivelin e lartë ndërmjet të dy vendeve, nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola Von Crammon, janë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti e cila gjatë një debati në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme rreth drafteve të raporteve për Kosovën dhe Serbinë, u shprehë se gjoja Qeveria aktuale në Kosovë, nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë. “....përkundër energjisë së re me emërimin e emisarit të BE-së për dialog, "mësojë" me dëshpërim se dialogu i lehtësuar nga BE me Serbinë, që mbetet parakusht për integrimin e Kosovës në BE, nuk është prioritet për Qeverinë aktuale” ka thënë Von Crammon, duke shtuar se dialogu duhet të shndërrohet në prioritet dhe Kosova të përfitojë nga momentumi i ri i bashkëpunimit SHBA-BE. Presioni i shtuar për takime të nivelit të lartë dhe marrëveshjes për normalizim mes palëve, tani vjen edhe nga zonja Von Cramon, e cila kërkon që dialogu të bëhet prioritet politik, me arsyetimin se nuk duan që Kosova të shihet nga partnerët e saj kyç ndërkombëtarë, si një palë më pak konstruktive në dialog. Në vend të kësaj, siç thotë ajo, duan ta shohim Kosovën të bëjë hapa të mëtejmë në konkretizimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë, targat e veturave dhe personat e pagjetur, megjithëse për marrëveshje e di edhe vet zonja Von Cramon, se duhen dy palë dhe Kosova nuk mund ti arrijë, as realizojë ato e vetme, përderisa shumicën e marrëveshjeve të arritura, është Serbia, ajo që tash e një dekadë, nuk i zbaton.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".