Cardiffi i kërkon 95 milionë euro si kompensim nga Nantes për vdekjen e Emiliano Sala

  • E. /
  • 26 April 2022 - 14:27
Cardiffi i kërkon 95 milionë euro si kompensim nga Nantes për vdekjen e Emiliano Sala

Cardiff City e ka goditur klubin francez, Nantes, nga i cili i kërkon 95 milionë euro si kompensim, duke pretenduar se vdekja e Emiliano Sala iu kushtoi atyre me rënie nga Premierliga dhe humbje të mëdha në aspektin financiar.

“Bluebirds” i kanë humbur 80 milionë funte, apo 95 milionë euro nga të drejtat televizive, por edhe nga sponsorët dhe reklamat, si rezultat i rënies nga liga, sipas librit të ri të publikuar sot “The Truth — The Killing of Emiliano Sala” (E vërteta – Vrasja e Emiliano Sala).

Klubi nga Championshipi insiston se nuk duhet t’ia paguajë Nantesit 15 milionë funte për transferimin e lojtarit të ndjerë, të cilin nuk e shijoi asnjë minutë, shkruan mediumi britanik “The Sun”.

Cardiffi e sheh klubin francez si përgjegjës për vdekjen e Sala, sepse menaxheri Willie McKay mori pjesë në organizimin e udhëtimit dhe po me atë aeroplan sulmuesi jug-amerikan e gjeti vdekjen, pasi ai i përplas në det para më shumë se tre vjetësh.

Cardiffi shprehet i bindur se vetëm pak gola nga Sala do të ishin të mjaftueshme për të mbëtur në ligën elitare angleze, pasi ata nuk e blenë alternativën e tij në sulm sepse afati kalimtar u mbyll në kohën e tragjedisë.

(Kosova Sot Online)