Lexoni edhe:
Nga lufta në ring – Klitschko paralajmëron për thyerjen e këtij rekordi botëror në boks
Sipas raportimeve në Francë, bisedimet mes Antonio Conte dhe PSG janë në vazhdim dhe strategu italian i ka bërë tre kërkesa kampionëve të Ligue 1. Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit është bërë një nga kandidatët kryesorë të skuadrës franceze për të zëvendësuar Mauricio Pochettino, i cili ka të ngjarë të largohet nga klubi në fund të sezonit, pavarësisht se ka fituar titullin në ligë.
Nga lufta në ring – Klitschko paralajmëron për thyerjen e këtij rekordi botëror në boksLexoni edhe:
Raportimet në Itali dhe Francë konfirmojnë negociatat mes taktikanit italian dhe kampionit të Francës dhe sipas Abdellah Boulma, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u transferuar në Paris para edicionit 2022-2023. Sipas raportimit, ai ka vendosur tre kushte në tavolinë: kontrollin total mbi tregun e transferimeve, dëshirën për të punuar me Gianluca Petrachi dhe kontrollin e stafit të tij.
Conte dhe Petrachi janë miq të ngushtë dhe janë njohur që nga koha e tyre në sektorin e të rinjve te Lecce. Petrachi u përpoq të punësonte Conten te Roma në vitin 2019, por trajneri e hodhi poshtë ofertën dhe nënshkroi me Interin.
(Kosova Sot Online )