Manchester City e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Real Madridit

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 22:00
Manchester City e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Real Madridit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Këto dy skuadra sonte janë duke e zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

45 minutat e parë në “Etihad Stadium” janë mbyllur me epërsinë 2:1 të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Kevin De Bruyne (2’) dhe Gabriel Jesus (11’) shënuan golat për “Qytetarët”.

Kurse, Karim Benzema në minutën e 33-të e shënoi golin e vetëm për “Los Blancos”.


(Kosova Sot Online)